Mësimdhënësit e arsimit fillor dhe të mesëm në komunën e Vitisë, janë të vetmit që nuk kanë marrë pagat e muajit shtator në Kosovë, andaj të njëjtit janë gati të hynë në grevë.
Ministria e Financave dhe Komuna e Vitisë ia hedhin fajin njëra-tjetrës.
Nxënësit e shkollës “Dëshmorët e Vitisë” në po këtë komunë, mund të zhvillojnë mësimin e rregullt të paktën edhe dy ditë.
Kjo pasi që mësimdhënësit e tyre, pritet të hynë në grevë nëse nuk marrin pagat për muajin e kaluar, e që janë të vetmit në tërë Kosovën.
Kështu thotë se u paralajmërua drejtori i kësaj shkolle fillore.
“Me keqardhje, një pjesë e punëtorëve tash edhe kamata nëpër kredi iu llogaritët, deklarohen se brenda 2-3 dite, nëse nuk iu ekzekutohen pagat kanë më hy edhe në protesta ose greva”, tha Qemajl Hyseni, Drejtor i shkollës “Dëshmorët e Vitisë”.
I njëjti thotë që nga punëtorët e tij, përfshirë edhe ata teknikë kanë thënë se nuk kanë mjete as për të dalë në punë.