image Nuk kanë fund goditjet në Turqi, tjetër tërmet me magnitudë 5.7

Evropë

Nuk kanë fund goditjet në Turqi, tjetër tërmet me magnitudë 5.7

news image

Pasgoditjet nuk kanë të ndalur në Turqinë lindore. Edhe pse që nga tërmeti i djeshëm ka pasur më shumë se 100 të tilla, disa prej tyre kanë qenë të konsiderueshme.

Pak minuta më parë ka rënë një tjetër tërmet me magnitudë 5.7, i cili ka futur sërish në panik banorët, por edhe ekipet e kërkim – shpëtimit, pasi duhet të tregojnë akoma më shumë kujdes në zonat ku po punojnë.

Tërmete të përmasave të tilla, ka shumë gjasa që të shkaktojë dëme, sidomos në ato banesa ku dy tërmetet e forta kanë lënë pasoja.

/GazetaSinjali/