image Nuk kalon rezoluta për grevën e BSPK-së, VV-ja voton kundër

Politikë

Nuk kalon rezoluta për grevën e BSPK-së, VV-ja voton kundër

news image

Rezoluta e propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës për grevën e përgjithshme të sindikatave, nuk ka kaluar në Kuvend, raporton Gazeta Sinjali.

Nga 67 deputetë të pranishëm në seancë, 22 votuan për, 39 kundër dhe 6 abstenime.

“Konstatoj që nuk kanë kjo Rezolutë e Grupit parlamentar të PDK-së”, tha kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

Kundër kësaj rezolute kanë  votuar deputetët e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri kishte prezantuar rezolutën, pas debatit parlamentar për grevën në Kuvend të Kosovës.

/GazetaSinjali/