image Nuk ka fitues gjatë 90 minutave, finalja shkon në vazhdime

Futboll

Nuk ka fitues gjatë 90 minutave, finalja shkon në vazhdime

news image

Finalja e Superkupës së Evropës mes Chelseat dhe Villarrealit është duke u zhvilluar, shkruan Sinjali Sport.

Fituesi i Ligës së Kampionëve, Chelsea po takohet me atë të Ligës së Evropës, Villarrealin.

Për gjatë 90-të minutave nuk ka fitues, ndërsa kampion do shpallet ajo skuadër që shënon në vazhdime.

Ylli i ekipit, Gerard Moreno realizoi për 1-1, pas një super asistimi nga Boulaye Dia.

Anësori Hakim Ziyech kaloi londinezët në epërsi pas një asistimi nga Kai Havertz.

Ky duel po luhet në stadiumin e Irlandës Veriore “Windsor Park”. /Gazeta Sinjali Sporti/