image "Nuk jemi në xhami e kishë", Anita mbështet banorët për konsumim të alkoolit deri në degradim

Bota e Yjeve

“Nuk jemi në xhami e kishë”, Anita mbështet banorët për konsumim të alkoolit deri në degradim

news image

Opinionistja e njohur e edicionit të dytë të shtëpisë më të famshme në vend “Big Brother VIP Kosova”, Anita Haradinaj pothuajse për çdo ‘prime’ të këtij spektakli lëshon nga një deklaratë bombastike që trazon shikuesit e këtij formati, raporton Gazeta Sinjali.

Sonte, teksa po diskutohej rreth varësisë apo jo të Ganiut ndaj alkoolit, ishte konkurrentja Shqipe Hyseni ajo që ngriti shqetësimin e saj për përdorim të alkoolit deri në degradim brenda shtëpisë.

Në dikutim e sipër Anita iu drejtua Shqipës duke i thënë “po le të degradojë, le të degradojë çdo gjë”.

Ndër tjera, ajo po ashtu i tha të njëjtës se “nuk jemi në xhami, as në kishë, por në një reality show”.

VIDEO

/GazetaSinjali/