G-Bani dhe Jozi kanë patur një raport mjaft të mirë në “Big Brother VIP 4”, por mesa duket me rikthimin e tyre në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, gjërat kanë ndryshuar.
Ditën e sotme, Jozi dhe G-Bani kanë patur një debat mjaft të fortë ku nuk kanë munguar as ofendimet.
Gjithçka ka nisur pasi Jozi është parë shumë i afërt me Danjën dhe kjo gjë nuk i ka pëlqyer G-Banit, i cili i drejtohet banorit duke i thënë ‘bespremë’.
Nga ana tjetër, Jozi i thotë G-Banit se ai është intrigant pasi në momentin që ai doli, bëri që Loredana të shkonte të afrohej me Gjestin, me të cilin ka patur debate të forta.
Pjesë nga debati:
Jozi: A ça intrige je ti
G-Bani: Intriga i bën Loredanës, jo mua. S’ke shans me mua, jo ti po as më i bukuri këtu. Cila është intriga ime? Mos i ik muhabetit si dredharak
Jozi: Ça bëre dje me Olën?
G-Bani: Intrigë ishte se të kishte qejfe? Ik ore gjarpër, duke luajtur me vajza, a ke luajtur me Loredanën?
Jozi: Kurrë në jetë
G-Bani: A erdhe brenda e nuk ia vare vajzës që u martove me të? Tani u pendove?
Jozi: Unë nuk ia kam varë? Ti ia ke varë?
G-Bani: Kujt ia kam varë, Loredanës tënde? A të kanë lënë mend e kokës? E kam dashur për aleancë o idiot. që kur ka ardhur Danja nuk kam parë femër tjetër në shtëpi dhe as më ka interesuar.