image Nuk i ndal të shtënat me armë zjarri, arrestohet një person në Podujevë

Siguri

Nuk i ndal të shtënat me armë zjarri, arrestohet një person në Podujevë

news image

Janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri dje në Podujevë, njoftojnë sinjalizuesit e Gazetës Sinjali.

Ata kanë raportuar rastin në Polici ndërsa me të arritur në vendin e ngjarjes kanë arrestuar të dyshuarin.

Sinjalizuesit kanë thënë se të shtënat janë dëgjuar disa herë.

Lajmi për Sinjalin është konfirmuar nga Prokuroria ku të njëjtit i janë konfiskuar pistoleta me tri gëzhoja.

Ndërsa pas arrestimit, me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar.

/Gazeta Sinjali/