image Nuk i justifikoi 7 milionë lekë, shkarkohet gjyqtarja e Apelit

Shqipëri

Nuk i justifikoi 7 milionë lekë, shkarkohet gjyqtarja e Apelit

news image

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtaren e Gjykatës së Apelit në Tiranë, Zegjine Sollaku. KPK ka dhënë dje vendimin për gjyqtaren e Apelit, ndërsa kjo e fundit nuk ishte e pranishme në seancë.

Gjatë seancës dëgjimore u evidentuan pasaktësi në deklarime dhe mungesa burimesh financiare në vlerën totale 7 milionë lekë. Sipas raportit të Komisionit, Zegjine dhe burri i saj Theodhori Sollaku kanë në pronësi 8 apartamente, te verifikuara nga hetimi administrativ, disa garazhe, si dhe dy makina.

Duke u bazuar në deklarimet e bëra, KPK mori vendim për shkarkimin e gjyqtares Sollaku vetëm për shkak të mosjustifikimit të pasurisë.

/GazetaSinjali/