image Nuk hapen negociatat për Shqipërinë, nervozohet Johannes Hahn

Politikë

BE/ Nuk hapen negociatat për Shqipërinë, nervozohet Johannes Hahn

news image

Ka përfunduar keq mbledhja e ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së. Ata nuk arritën të dalin me një vendim të përbashkët (marrëveshje) për ti propozuar krerëve të shteteve të hapin negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Pas këtij takimi ka reaguar i nervozuar komisionari evropian për Zgjerimin, Johannes Hahn. Ai ka thënë se i vjen keq që shtetet anëtare nuk dolën me një vendim për hapjen e negociatave, ndësra ka shtuar se ky është një moment i vështirë dhe jo lavdie për Evropën, që duhet të vendosë për të hapur dritën jeshile për Maqedoninë dhe Shqipërinë.

“Me keqardhje shumë që Shtetet Anëtare nuk kanë mundur të marrin një vendim për hapjen e negociatave të  anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Ky nuk është një moment lavdie për Evropën, është hera e tretë në 16 muaj që po diskutojmë për këtë çështje të rëndësishme! E rëndësishme për të theksuar është se shumica e vendeve anëtare mbështesin rekomandimin e KE! Çdo vonesë e mëtejshme do të dëmtojë rolin tonë në Ballkanin Perëndimorë,  besueshmërinë e ambicies sonë për t’u bërë një lojtar global më i fortë”, ka shkruar Hahn

Hahn konsideron se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë kryer detyrat e tyre dhe kanë zbatuar reforma të dhimbshme.

“Ne duhet të rivendosim besueshmërinë në Ballkanin Perëndimor dhe të përmbushim angazhimet tona! Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë bërë detyrat e tyre të shtëpisë dhe kanë zbatuar reforma të dhimbshme. Integrimi në BE është një proces i bazuar në meritë dhe kjo është arsyeja pse ne duhet të pranojmë përparim konkret”, është shprehur Hahn.

Edhe pse shpresat për hapjen e negociatave janë minimale, do të duhet të pritet vendimi përfundimtar në samitin e Këshillit Evropian që mbahet në datat 17-18 tetor.