image “Nuk është në spital”, familjarët kërkojnë informacione për vajzën që u përfshi në aksidentin në Kroaci

Diasporë

“Nuk është në spital”, familjarët kërkojnë informacione për vajzën që u përfshi në aksidentin në Kroaci

news image

Dhjetë persona kanë humbur jetën dhe 44 të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 06:00, në Slavonski Brod, në Kroaci, në të cilin ka qenë i përfshirë një autobus nga Kosova, raporton Gazeta Sinjali.

Kurse familjarët e një vajze e cila ishte e përfshirë në aksidentin tragjik në Kroaci ku humbën jetën 10 kosovarë, nuk po dinë asgjë për fatin e saj.

Djali i axhës së Anjezës, Burim Bellanica, ka thënë se nuk kanë ndonjë informacion se ku ndodhet ajo pasi që nuk po gjendet as në spital.

“Zyrtarisht nuk kemi ndonjë informacion. Vëllau është nisë prej Austrisë edhe ka mbërri aty në spital, kur ka pytë kanë thanë që nuk kemi pacient me këtë emër. Është nisë edhe daja i saj prej Kosovës, ka mbërri mirëpo nuk po e lajnë me hy mrenda. Kemi thirrë në spitalin e Zagrebit, mirëpo ajo paciente është prej Gjakovës, nuk është Anjeza.”, ka thënë ai në RTK./Gazeta Sinjali/