image “Nuk është festë e jemja ajo” – Gazetarja e intervistës qesharake për Shën Valentin sot kandidoi për deputete

Qesharake

“Nuk është festë e jemja ajo” – Gazetarja e intervistës qesharake për Shën Valentin sot kandidoi për deputete

news image

Gati të gjithë e kemi parë videon me intervista për festën e Shën Valentinit, kur një i moshuar thotë se nuk është festë e tij, pasi ai i takon besimit islam, kur pyetet nga gazetarja se a e feston këtë ditë.

Ka vite që është publikuar, por kjo video bëhet aktuale çdo Shën Valentin, shkruan Gazeta Sinjali.

Por, a e keni menduar ndonjëherë se kush është gazetarja e cila i pyet të moshuarit për këtë festë.

Nga zëri mund të kuptohet shumë lehtë se ajo është kandidatja për deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Valdete Idrizi.

Madje, ajo shihet qartë në minutën 1:11./Gazeta Sinjali/