image Nuk është Anglia, Challandes: Ky ekip na ka shkaktuar më së shumti probleme

Futboll

Euro 2020/ Nuk është Anglia, Challandes: Ky ekip na ka shkaktuar më së shumti probleme

news image

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes gjatë konferencës së sotme për media ka komentuar edhe lidhur me kundërshtarët.

Çekia dhe Anglia janë dy kundërshtarët e fundit të Kosovës në parakualifikuet për “Euro 2020”, por Challandes mendon se, marrë parasysh ndeshjet e para, Çekia është treguar më e rrezikshme, shkruan Gazeta Sinjali.

“Nuk flas për kundërshtarët. I kam shikuar ndeshjet e Çekisë, i kam shikuar sërish edhe dy herë ndeshjen tonë kundër Çekisë këtu në Prishtinë. Dy muaj më vonë e kam shikuar ndeshjen dhe nuk mendoj së do ta bëjmë përsëri atë ndeshje. Përjashtuar ndeshjen me Anglinë, asnjë ekip nuk ka bërë ndeshje të mirë si Çekia ndaj Kosovës. Asnjë ekip nuk ka pasur gjashtë mundësi shënimi dhe 545 pasime ndaj Kosovës, vetëm Çekia. Mirëpo, portieri ynë ka bërë disa pritje të mira”, tha Challandes.

Ai mendon se në ndeshjen ndaj Çekisë, Kosova e meritoi fitoren dhe ishte skuadra më e mirë në fushë. /Gazeta Sinjali/