image “Nuk e di se ku do të jesh në dimrat e ardhshëm”, Haradinaj e Murati replikojnë në Kuvend

Politikë

“Nuk e di se ku do të jesh në dimrat e ardhshëm”, Haradinaj e Murati replikojnë në Kuvend

news image

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj kanë replikuar sa i përket shkëputjes së marrëveshjes me kompaninë amerikane “Contour Global”.

Murati gjatë seancës tha se qeveria nuk ka shkëputur kontratën me këtë kompani, por që sipas tij, shkëputja e kontratës është bërë nga “Contour Global”.

Ai ka thënë se kritika e Haradinajt ka si pretekst t’i sigurojë ndonjë pozicion të favorshëm kësaj kompanie në raport me arbitrazhin dhe një padi potenciale.

“Kritika e tij është pretekst për t’i siguruar ndonjë pozicion më të favorshëm contur globalit në raport me arbitrazhin dhe padinë potenciale që mund të rezultojë ndaj shtetit të Kosovës, atëherë besoj që nuk i bën shërbim vendit nëse vazhdon të flet për çështje të tilla të pavërteta”, ka thënë ai.

Ndërsa, Haradinaj i ka replikuar Muratit duke thënë se refuzimi i “Contour Global” rrezikon Kosovën edhe për shumë dimra tjerë.

“Refuzimi i “Contour Global” na rrezikon edhe për shumë dimra tjerë që na vinë. Nuk kemi zgjidhje menjëherë dhe njëkohësisht edhe refuzimin e gazit që e keni bërë na rrezikon për shumë dimra tjerë. Çfarë do të bëjmë në dimrat e ardhshëm dhe ku do të jesh ti sepse e di që vonë ju ke bashkuar kësaj anije”, ka theksuar Haradinaj./GazetaSinjali/