image Nuk do të certifikohen rezultatet, LVV vazhdon edhe sot betejën pë votat e diasporës

Kosovë

Zgjedhjet/ Nuk do të certifikohen rezultatet, LVV vazhdon edhe sot betejën pë votat e diasporës

news image

Edhe një muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, duket se nuk do të certifikohen rezultatet.

Anëtari i KQZ-së nga Lëvizja Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje do të ankohet përsëri në Gjykatën Supreme për 1.806 fletëvotimet e ardhura nga diaspora, shkruan Gazeta Sinjali.

“Sot do të paraqesim ankesë në Gjykatën Supreme lidhur me 1,806 fletëvotimet e diasporës që nuk u numëruan”, ka thënë Rrustemi.

Ankesën e kaluar të LVV-së për këto vota e kishte refuzuar PZAP.

Gjykata Supreme vendosi që votat duhet të numëroheshin, por PZAP dje përsëri e ka refuzuar këtë, duke e sfiduar vendimin e Gjykatës Supreme. /Gazeta Sinjali/