image Nuk do ta besoni sa para ka përfituar Mourinho vetëm nga shkarkimet e tij

Futboll

Nuk do ta besoni sa para ka përfituar Mourinho vetëm nga shkarkimet e tij

news image

Gjatë 15 të fundit, Jose është shkarkuar 5 herë. Mourinho u shkarkua dy herë nga pronari i Chelsea, Roman Abramovich, dhe sipas The Sun, pas shkarkimit të parë në 2007, trajneri u largua nga Londra me një pagesë prej rreth 20 milionë euro pas dy kampionate dhe një fitore të Kupës FA.

Në vitin 2015, Abramovich shkarkoi Mourinhon për herë të dytë, duke e paguar 14.5 milionë për përfundimin e parakohshëm të kontratës. Në atë kohë, portugezi kishte fituar një tjetër titull në Premier League dhe një Kupë për Blutë, shkruan abcnews.al.

Me Real Madridin, Mourinho u bë kampion i Spanjës, fitoi Kupën dhe  Superkupën evendit, por u grind me lojtarët, dhe pronarët e Madridit e shkarkojnë trajnerin, duke paguar rreth 20 milionë euro.

Në Manchester United, Jose fitoi Europa League dhe fitoi dy Kupa angleze, por nuk tregoi rezultate të pranueshme në Premier League, si rezultat, në 2018 palët u ndanë para përfundimit të kontratës, dhe Mourinho mori 17.5 milion euro të tjera.

Klubi i fundit që shkarkoi “Special One” ishte Tottenham. Sipas kushteve të kontratës me Spurs, ai fitoi rreth 30 milionë euro në sezon. Pas përfundimit të parakohshëm të kontratës, Jose mori 18.6 milionë në llogarinë e tij.

Sipas përllogaritjeve të gazetarëve britanikë, shuma totale e dënimeve të paguara për specialistin portugez për shkak të shkarkimeve të tij ishte 97 milionë e 674 mijë e 480 sterlina. /abcnews.al/

/GazetaSinjaliSport/