image ’Nuk desha ta vras por më shau me nënë’’, zbardhet dëshmia e të riut që ekzekutoi shokun e tij

Siguri

Rajoni/ ’Nuk desha ta vras por më shau me nënë’’, zbardhet dëshmia e të riut që ekzekutoi shokun e tij

news image

Noel Dishi, autori i vrasjes së 27 vjeçarit Vilson Tafçiu në një ndër lokalet e Tiranës ka rrëfyer për arsyen e vrasjes së shokut të tij.

Në dëshminë e tij para policisë, Dishi ka thënë se nuk ka dashur ta vrasë Vilsonin, raportojnë mediat e Shqipërisë.

‘’Me Vilsonin ishim shokë prej vitesh. Nuk kam dashur ta vrasë. Unë lëvizja gjithmonë me armë. Kur u takova ai më shau me nënë. U ndjeva shumë i ofenduar për shkak të marrëdhënies që kishim pasur. U nervozova shumë dhe e qëllova. Pas krimit jam larguar dhe kam qëndruar në një hotel në Kavajë. Jam shumë i penduar për krimin e kryer’’ ka thënë i riu në një deklaratë për policinë.

Ndërkohë, 29-vjeçari nuk ka dhënë detaje se pse janë ndërprerë raportet e mira mes tyre. Ai ka thënë se ende po i vuan pasojat e krimit që ka bërë./ Gazeta Sinjali.