image Nova.rs: Vuçiq ka refuzuar propozimin e BE-së për ta dënuar agresionin e Putinit

Rajon

Nova.rs: Vuçiq ka refuzuar propozimin e BE-së për ta dënuar agresionin e Putinit

news image

Qeveria e Serbisë ka vendosur që të mos pranojë propozimin e BE-së që Serbia të dënojë kërcënimin e integritetit territorial të Ukrainës, kështu ka raportuar Nova.rs.

Sipas raportimeve të këtij medium, Serbia nuk e ka pranuar propozimin e BE-së për të dënuar të gjithë ata që rrezikojnë integritetin territorial të Ukrainës dhe kësisoj nuk do ta dënojë invazionin e Rusisë në Ukrainë.

Kurse, dy ministra thuhet se kanë abstenuar dhe s’kanë përkrahur vendimin e shumicës për të refuzuar propozimet e BE-së.

Gjatë ditës së sotme pritet që presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq të dal me një qëndrim.

/GazetaSinjali/