image Notat e lojtarëve: Maqedoni – Holandë, Wijnaldum dhe Bardhi më të mirët te ekipet e tyre

Futboll

Notat e lojtarëve: Maqedoni – Holandë, Wijnaldum dhe Bardhi më të mirët te ekipet e tyre

news image

Maqedonia e Veriut ndeshjen e fundit në Evropian e luajti kundër Holandës, shkruan Sinjali Sport.

Holanda ka fituar pa ndonjë problem edhe ndeshjen e tretë me rezultat 3-0, ndaj Maqedonisë së Veriut.

Futbollisti më i ri PSG, Georginio Wijnaldum realizoi dy gola dhe një tjetër anëtari më i ri i Barcelonës.

Ballkanasit për herë të parë luajtën në një Kampionat Evropian këtë vit, ku të tri ndeshjet i humbën.

Në anën tjetër tulipanët fituan tre ndeshjet e grupit dhe e kanë siguruar plasmanin tutje si e para në tabelë në Grupin C.

Në stadiumin “Johan Cruijff Arena” të Amsterdamit, u zhvillua ky takim.

Georginio Wijnaldum u shpall nga UEFA lojtari më i mirë i ndeshjes dhe nga “Sofa Score” po ashtu u vlerësua më së larti me notën 8.6

Kah maqedonasit më së miri luajti shqiptari Enis Bardhi me notë 7.4, kurse Aleksander Trajkovski ishte më i dobëti në fushë me notën 5.9.

Notat e të gjithë futbollistëve që kishin minuta janë këto:

North Macedonia – Netherlands Live Score

/Gazeta Sinjali Sporti/