image Notat e futollistëve në përballjen Manchester City – Chelsea, Ziyech vlerësohet më së larti

Futboll

Notat e futollistëve në përballjen Manchester City – Chelsea, Ziyech vlerësohet më së larti

news image

Manchester City u përball me Chelsean  në sfidën e vlefshme për javën e 35-të në Premierligë, shkruan Sinjali Sport.

Dy finalistet e Ligës së Kampionëve luajtën një ndeshje interesante, ku mysafrët nga Londra fituan me rezultat 1-2.

Ekipi i Guardiolës doli në epërsi me golin e Sterling, ndërsa skuadra e Tuchel me Hakim Ziyech arritën që të barazojnë gjithçka, kurse Marcos Alonso realizoi golin e fitores në minutën e 93-të.

Sergio  Aguero në minutën e 47-të kishte mundësinë që ta rritë epërsinë, por e humbi penalltinë.

Manchester City me këtë humbje vazhdon të pres që të sigurojë matematikisht titullin e ligës.

Në tjetrën anë ekipi i Tuchel me këtë fitore ngritët në pozitën e tretë me 64 pikë të grumbulluara.

Në këtë takim lojtari më i mirë ishte Hakim Ziyech me notën 8.0, ndërsa bashkëlojtari i Andreas Christensen u notua me notën më të vogël 5.7.

Notat e lojtarëve në këtë përballje:

/Gazeta Sinjali Sporti/