image Notat e futbollistëve: Poloni – Shqipëri, Lewandowski dhe Cikalleshi më të dalluarit

Futboll

Notat e futbollistëve: Poloni – Shqipëri, Lewandowski dhe Cikalleshi më të dalluarit

news image

Kombëtarja e Shqipërisë humbi nga Polonia në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret për Kupën e Botës, shkruan Sinjali Sport.

Kuqezinjtë humbën thellë nga polakët me rezultat 4-1.

Polonia i shënoi katër golat me anë të katër futbollistëve të ndryshëm si Lewandoëski, Buksa, Krychowiak dhe Linetty, ndërsa te Shqipëria golin e vetëm e realizoi Sokol Cikalleshi.

Sajti “Sofa Score” menjëherë pas ndeshjes ka publikuar notat e lojtarëve në këtë ballafaqim.

Robert Lewandowski me notë 8.3 nga Polonia dhe Sokol Cikalleshi me notë 7.3 nga Shqipëria ishin më të mirët në këtë lojë.

Gardiani i portës kuq e zi, Etrit Berisha u notua me notën më të dobët 5.4.

Poland – Albania Live Score

/Gazeta Sinjali Sporti/