Grupi B sot në orar ka pasur ndeshjen e fundit të Grupi B para fazave eliminuese, shkruan Sinjali Sport.
Finlanda luajti kundër kombëtares numër një në botë sipas FIFA-s, Belgjikës.
Belgjika me një dominim në lojë mposhti Finlandën me rezultat të pastër 2-0.
Portierit finlandez Hradecky realizoi një autogol të çuditshëm dhe Romelu Lukaku e shënoi golin e tij të tretë në këtë kampionat.
Belgët siguruan kualifikimin për në raundin tjetër si liderë e grupit, ndërsa baltikët kanë një fitore dy humbje, ku renditen si të tretët në grup dhe me gjasa jo të mira të kualifikohet në raundin e ardhshëm.
Kjo sfidë u zhvillua në stadiumin “Gazprom Arena” të Shën Petersburgut në Rusi.
Kevin De Bruyne pas asistimit te goli i dytë e po ashtu ishte pjesë edhe te ai i pari pasi që vet mesfushori ishte që e bëri pasimin te goditja e Vermaelenit, u shpall lojtari i ndeshjes nga UEFA.
Anëtari i Manchester Cityt u vlerësua edhe më së larti nga “Sofa Score” me notën 8.9.
Në formën më të dobët ishte lojtari i baltikëve Jukka Raitala me notë 6.1.
Notat e të gjithë lojtarëve që kishin minuta nga kjo ndeshje janë këto: