Maqedonia e Veriut ka shënuar fitoren e katërt në kualifikimet për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.
Në ndeshjen e raundit të nëntë dhe të parafundit, Maqedonia shënoi fitore bindëse si mysafire e Armenisë.
Ndeshja e zhvilluar sonte në “Republican Stadium”, përfundoi me rezultatin 0-5.
Enis Bardhi shkëlqeu në këtë ndeshje duke realizuar “het-trik”, në minutat 36, 67 dhe 90. Mesfushori shqiptar dhe kapiteni i Maqedonisë golin e dytë dhe të tretë e shënoi nga pika e bardhë., teksa sonte luajti për 90-të minuta.
Dy golat tjerë u shënuan nga Aleksandar Trajkovski dhe Milan Ristovski.
Tërë ndeshjen sonte e zhvilluan edhe dy shqiptarët tjerë, Ezgjan Alioski e Visar Musliu.
Bardhi u vlerësua më së larti në këtë ndeshje, me notën 9.9. Musliu mori notën 7.6, kurse Alisoki 6.8.