image Nora Gjakova zgjidhet xhudistja më e mirë e Kampionatit Shtetëror

Sport/ Nora Gjakova zgjidhet xhudistja më e mirë e Kampionatit Shtetëror

news image

Xhudisja pejane, Nora Gjakova është shpallur xhudistja më e mirë e Kampionatit Shtetëror të Kosovës.

Federata e Xhudos së Kosovës ka ndarë sot çmimin kryesor për xhudisten pejane, Nora Gjakova.

Trajneri i saj, Driton Kuka e ka konfirmuar këtë me anë të një postimi të bërë në profilin e tij privat në Facebook.

Kuka ka treguar se Nora Gjakova është shpallur xhudistja më e mirë e Kampionatit Shtetëror, ndërsa ka theksuar se ajo do t’i prijë ekipit tonë që do marr pjesë në Grand Prix-in e radhës.

Postimi i plotë:

Ndarja e medaljes per Nora Gjakoven që sot u shpall xhudistja më e mirë e Kampionatit Shtetëror!

Test i mirë para Grand Prix Tel Aviv!

Nora do i prij ekipit tonë të ri që do marr pjesë në Grand Prix e radhës!