Xhudisja pejane, Nora Gjakova është shpallur xhudistja më e mirë e Kampionatit Shtetëror të Kosovës.
Federata e Xhudos së Kosovës ka ndarë sot çmimin kryesor për xhudisten pejane, Nora Gjakova.
Trajneri i saj, Driton Kuka e ka konfirmuar këtë me anë të një postimi të bërë në profilin e tij privat në Facebook.
Kuka ka treguar se Nora Gjakova është shpallur xhudistja më e mirë e Kampionatit Shtetëror, ndërsa ka theksuar se ajo do t’i prijë ekipit tonë që do marr pjesë në Grand Prix-in e radhës.
Postimi i plotë:
Ndarja e medaljes per Nora Gjakoven që sot u shpall xhudistja më e mirë e Kampionatit Shtetëror!
Test i mirë para Grand Prix Tel Aviv!
Nora do i prij ekipit tonë të ri që do marr pjesë në Grand Prix e radhës!