Xhudistja e Kosovës, Nora Gjakova ka fituar medaljen bronztë në kuadër të Kampionatit Botëror që u mbajt në Budapest, transmeton Sinjali Sport.
Nora Gjakova është ndeshur në kuadër të Rapechage ndaj xhudistes serbe, Marica Perisic.
Gjakova u mposht në gjysmëfinale nga kanadezja, Klimkait dhe në Rapechage u përball me serben Perisic për medaljen e bronztë.
Perisic u ndëshkua me një karton të verdhë në min 2:39 të raundit të parë, ndërsa Nora dukej tejet e motivuar për ta fituar duelin.
Nora e detyroi me një lëvizje Perisicin të marrë edhe një karton të verdhë në min 1:40.
Në fund të kohës së rregullt, Nora doli triumfuese ndaj Perisic duke fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të Xhudos në Budapest. /Gazeta Sinjali Sporti/