Nora Gjakova e ka fituar medaljen e bronztë në turneun “Grand Prix Tel Aviv”, i cili po mbahet në Izrael.
Xhudistja kosovare bëri paraqitje pozitive në këtë eveniment dhe në fund u shpërblye me medalje.
Në garën finale të repesazhit, e vlefshme për të bronztën, Nora e mposhti garuesen portugeze, Telma Monteiro.
Paraprakisht, në garën e parë të repesazhit Gjakova e mundi garuesen nga Azerbajxhani, Alexandra-Larisa Florian.
Nora e kaloi rrethin e parë pa luftë, ndërsa në atë të dytë e mundi xhudisten nga Hong Kongu, Po Sum Leung.
Në rrethin e tretë, garuesja kosovare e mundi rusen Anastasiia Konkina
Mirëpo, ajo e humbi garën me francezen Helene Receveaux, duke iu shuar shpresat për medalje të artë.
Megjithatë, Nora shkëlqeu në garat e repesazhit për ta fituar të bronztën.
Xhudistja tjetër kosovare, Flaka Loxha, e cila garoi po ashtu në 57 kilogramë, e kaloi rrethin e parë pa luftë, ndërsa u mposht në atë të dytë nga garuesja e Kazakistanit, Sevara Nishanbayeva.
Ndërkaq, Erza Muminoviq në kategorinë 52 kilogramë e kaloi garën e parë pa luftë për t’u mposhtur në atë të dytë nga braziliania Sarah Menezes.
Garuesja e fundit e Kosovës është Laura Fazliu, e cila do të garojë nesër.