image Nora Gjakova dhe Flaka Hoxha eliminohen nga Grand Slami i Hungarisë

Sporte Luftarake

Nora Gjakova dhe Flaka Hoxha eliminohen nga Grand Slami i Hungarisë

news image

Xhudistet nga Kosova, Nora Gjakova dhe Flaka Hoxha janë eliminuar nga Grand Slami që po mbahet në Hungari.

Ato po garonin në kategorinë deri në 57 kilogramë, transmeton Sinjali Sportiv.

Në përballjen e parë, Hoxha fitoi kundër portugezes Wilsa Gomes, por në ndeshjen e dytë u mposhtë nga kanadezja Jessica Klimkait.

Nga ana tjetër, Gjakova ndeshjen e parë e kaloi pa luftë. Kurse, në përballjen e dytë pësoi humbje nga francezja Helene Receveaux./ Gazeta Sinjali/