image "Ëndërr e bërë realitet", Noizy zbulon shumën marramendëse që shpenzoi për ‘Alpha Show’ - Sinjali

“Ëndërr e bërë realitet”, Noizy zbulon shumën marramendëse që shpenzoi për ‘Alpha Show’

news image

Koncerti “Alpha Show” që organizoi Noizy në Tiranë tejkaloi çdo pritshmëri. Shumë këngëtarë shqiptarë dhe të huaj interpretuan disa nga hitet e tyre në skenën gjigande, por momenti më i veçantë ishte padyshim përqafimi midis Noizyt dhe Stresit, të cilët bënë paqe pas shumë vitesh.

Noizy e cilësoi koncertin si një ëndërr të bërë realitet me një numër të lartë pjesëmarrësish. Ai theksoi se ishte nata më e bukur dhe ndoshta më e rëndësishmja e karrierës së tij.

Çdo koncert gjigant ka nevojë për sponsorë të mëdhenj për të mbuluar çdo shërbim të mundshëm.

Lidhur me këtë, reperi ka folur së fundmi gjatë një interviste televizive, ku ka zbuluar se në fakt ai ishte vetë sponsori kryesor dhe se kostoja ka shkuar mbi gjysmë milioni euro.

“Ishte një shifër mbi gjysmë milionë euro, isha sponsor gjeneral vetë se nuk kishte njëri ta merrte përsipër.

Ideja është që nëse nuk vjen me shifrën e duhur, më mirë mos e bëj. E vendosa nga fillimi që ato lekë do t’i investoja. Nuk prita që gjatë rrugës do nxjerr dhjamë nga pleshti, i quajta të humbura ato para pavarësisht si do shkonte”, theksoi mes të tjerash reperi.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin