image Noizy publikon këngën e re në bashkëpunim me tre artistë të huaj

Bota e Yjeve

Showbiz/ Noizy publikon këngën e re në bashkëpunim me tre artistë të huaj

news image

Rep-artisti i njohur shqiptar Noizy, ka publikuar projektin më të ri muzikor.

Kënga titullohet “Colpo Grosso” dhe është në bashkëpunim me tre artistë të huaj, Snik, Capo Plaza dhe Gue Pequeno, transmeton Gazeta Sinjali.

Tekstin e këngës e kanë shkruar të katër artistët, ndërsa për miksimin dhe masterizimin është përkujdesur BreBeats.

Kënga është publikuar e shoqëruar me videoklip në kanalin YouTube dhe mbetet të shihet se a do të pëlqehet nga publiku./Gazeta Sinjali/