Rep-artisti i njohur, Noizy, ka filluar të depërtojë në valët e tregut muzikor ndërkombëtar.
Pas një dueti të realizuar javë më parë, tashmë reperi është bërë pjesë e bashkëpunimit të dytë ndërkombëtar, shkruan Gazeta Sinjali.
Bëhet fjalë për këngën “Bando Diaries”, e cila erdhi si ripërpunim i këngës së reperit anglez, Dutchavelli.
Një gjë e tillë është bërë e ditur përmes rrjetit social Instagram, teksa Noizy ka ndarë disa sekuenca nga dueti.
Përpos artistit shqiptar, në këtë projekt morën pjesë edhe artistët: OneFour, Kekra dhe Divine.
E lansuar vetëm disa orë më parë, kënga e cila bashkoi reperë të ndryshëm ka arritur të grumbullojë mijëra klikime në platformën YouTube. /Gazeta Sinjali/