image Noizy ka një koment për këtë banor të Big Brother

Bota e Yjeve

Noizy ka një koment për këtë banor të Big Brother

news image

Armaldo Kllogeri, siç e thërrasim tashmë të gjithë Maestro, është padiskutim një nga personazhet që ka spikatur më shumë në “Big Brother Vip Albania.”

Një koment për Maestron e ka edhe reperi Noizy, i cili për herë të parë komenton në lidhje me këtë format.

Armaldo po kërcente këngën e reperit “Heart Attack”, së bashku me Kiarën dhe Efin. Kjo video është ripostuar nga Noizy, i cili shkruan në Instastory: “Këtë vëllain do e marr në klip”

Kujtojmë se më herët, Aida Kllogjeri, bashkëshortja e Armaldos, ishte e ftuar së fundmi në një intervistë.

Ajo u përlot sapo pa disa video të Armaldos brenda shtëpisë dhe pranoi se për shkak të gjendjes emocionale nga shtatzënia, kaq qarë shpesh këto kohë.

“Kam qarë për çdo banor që ka dalë. Vetëm kur të dalë Armaldo s’ do qaj… Jo, nuk dua të dalë ai të shtunën”, tha më tej ajo.

Ajo tregoi se janë njohur në 2006 dhe fillimisht është dashuruar me zërin e tij. Për puthjen e parë u deshën 6 muaj, por Maestro ia doli t’ia fitonte zemrën shumë më shpejt se aq.

Sa i përket lojës brenda në BBVA, Aida parashikoi një “goditje” nga Olta për Armaldon, ndërsa theksoi se vetë ai është njeri që do të mbaje marrdhënie të mira si me Luizin, Oltën e banorët e tjerë.

/GazetaSinjali/