“Mi amor” ishte projekti që bëri bashkë dy artistët më të pëlqyer për publikun, Noizy dhe Dhurata Dorën.
Bashkimi i tyre ishte pa dyshim një sukses, që solli numër rekord klikimesh në YouTube.
Ky projekt i bëri bashkë artistët edhe në mbrëmjet muzikore gjatë këtij sezoni.
Kimia perfekte që reflektohet edhe në projekte e bën që edhe të shkëmbehet ndonjë puthje miqësore.
Një detaj i tillë është kapur nga ndjekësit në rrjete sociale që menjëherë kanë nisur aludime se a mos ka diçka më shumë në këtë raport./Gazeta Sinjali/