Fotoja e një peshku me dy gojë u bë menjëherë virale, pasi u postua nga një grua në SHBA, e cila e kishte kapur në Nju Jork.
Gruaja, e quajtur Debi Geddes, tha për Fox News se peshku ishte i shëndetshëm dhe i fortë, edhe pse kishte dy gojë.
“I bëmë menjëherë foto dhe më pas e liruam”, thotë ajo, ndërkohë që fotoja ka marrë me mijëra shpërndarje nëpër rrjete shoqërore.
Peshku u kap te Liqeni Champlain, dhe disa thonë se peshku mund të ketë pësuar anomali edhe prej mbetjeve të shumta që hidhen në atë liqen nga Kanadaja dhe Vermonti.