Nju Jorku është ndër epiqendrat më të prekura nga pandemia e Covid- 19. Vetëm në 24 orët e fundit, në Nju Jork kanë humbur jeën nga koronavirusi 758 persona.
Në total, në shtetin nju-jorkes kanë ndërruar jetë nga koronavirusi deri tani mbi 9000 njerëz. Guvernatori Andreu Cuomo ka raportuar shifrat, ndërsa nuk ngurroi ta cilësojë këtë që po ndodh, me “një tragjedi të përafërt në përmasa me atë të 11 shtatorit”.
“Kjo është vërtetë një tragjedi. Ne jemi si një familje që po vuajmë. Në total, në Nju Jork, kanë ndërruar jetë nga koronavirusi saktësisht 9385 persona. Rreth 18 700 vetë janë shtruar në spital në Nju Jork në këto momente”, tha ai. Shifrat shtetërore flasin për 110 pacientë tashmë të intubuar.
Cuomo deklaroi se shumica e pacientëve të intubuar janë në gjendje “kritike për jetën”. Nga shteti amerikan nju-jorkez këta ditë janë raportuar edhe ngjarje tragjike, teksa janë bërë edhe varreza masive në një ishull të afërt me Nju Jorkun, pasi numri i viktimave është i lartë./ Gazeta Sinjali/