image NJSI proteston sot sërish, i bashkohen edhe njësitet tjera të Policisë

Kosovë

NJSI proteston sot sërish, i bashkohen edhe njësitet tjera të Policisë

news image

Pjesëtarët e Njësitit Speciale Intervenuese dhe departamenteve tjera të Policisë sot do të mbajnë protestë.

Siç mësoi Sinjali dje, protesta do të mbahet nga ora 12:00 para objektit të Qeverisë.

Arsyet lidhen sërish me shtesat dhe kategorizimin e rrezikshmerisë, ku të njëjtit protestuan edhe muajin e kaluar.

Pjesëtarë e saj kishin shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj qeverisë për vendimin për shtesat e rrezikshmërisë të marrë para disa javësh.

Sipas propozimit të Qeverisë, shtesat për NJSI-në janë rreth 150 euro, ndërsa në kërkesë policët kanë thënë se ajo duhet të caktohet në vlerë prej 50 për qind të pagës bazë.

Pagat e policëve të Kosovës nisin nga 210 euro në muaj për kadetët policorë dhe arrijnë në mbi 1.500 euro në muaj për drejtorin e përgjithshëm.

/GazetaSinjali/