Sot nga ora 14:30 do të mbahet seanca ndaj kreut të PSD-së, Dardan Molliqajt, i cili dyshohet për “sulm ndaj personit zyrtar”. Por para se të mbahet seanca, nga ora 14:00, burimet e Sinjalit bënë të ditur Prokuroria dhe Gjykata janë njoftuar për mbajtjen e një proteste te Pallati i Drejtësisë.
Gazeta Sinjali ka kontaktuar Partinë Socialdemokrate për të marrë një përgjigje nëse do të mbahet protestë para se Molliqaj të dalë para Gjykatës, por një gjë të tillë e kanë mohuar.
Megjithatë burimet e Sinjalit e kanë rikonfirmuar se njoftimi për mbajtjen e protestës është dërguar sot në Prokurori, si dhe te gjykatësja.
Ndryshe, Molliqaj është arrestuar të martën në mbrëmje, në oborrin e një televizioni, derisa po hynte për të marrë pjesë në një debat ku ishte i ftuar. Ndërsa dje Prokuroria ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj tij.