image Njoftimi i fundit: 6 pacientë në QKUK pas testimit rezultojnë negativ

Kosovë

Klinika/ Njoftimi i fundit: 6 pacientë në QKUK pas testimit rezultojnë negativ

news image

Gjashtë persona kanë rezultuar negativ pas testimit për koronavirus në Laboratorin Mikrobiologjik në Klinikën Infektive.

Në njoftimin e fundit të QKUK-së, bëjnë të ditur se pas testimit të bërë 6 raste kanë rezultuar negativ.

Ndërkaq, gjendja e të hospitalizuarve që janë 55 pacientë, është stabile.

Më parë, Ministria e Shëndetësisë njoftoi që sot ndërruan jetë dy pacientë nga koronavirusi por që kishin edhe sëmundjen e diabetit./ Gazeta Sinjali/