Makina më e shtrenjtë në botë “La Voiture Noire” (makina e zezë) nga Bugatti, tani ka një pronar.
Ajo fillimisht u prodhua për të festuar 11 vjetorin e kompanisë, por u shit për një vlerë marramendëse prej 18 milionë eurosh, transmeton Sinjali.
Blerësi misterioz, i cili dëshiron të mbetet anonim ka fituar modelin e vetëm ekzistues të “Voiture Noire”.
Për këtë makinë si frymëzim shërbeu modeli i famshëm Type 57 SC Atlantic i vitit 1938.
Modeli Voiture Noire ka tërhequr shumë adhurues të makinave si dhe shumë njerëz të famshëm./Sinjali/