image Njihuni me familjen më të pasur në botë dhe sa para fiton ajo çdo minutë

Biznes

Biznes/ Njihuni me familjen më të pasur në botë dhe sa para fiton ajo çdo minutë

news image

Familja Walton është njëra prej familjeve më të pasura në botë. Kjo familje fiton 70 mijë dollarë për çdo minutë që kalon.

Ndërkoha, derisa lexuesit e Sinjalit janë duke e lexuar këtë artikull kjo familje do të jetë më e pasur për 70 mijë dollarë.

Kjo do të thotë se për një orë inkason 4,2 milionë dollarë, kurse të nesërmen të njëjtën kohë do të jetë më e pasur për 100 milionë dollarë.

Familja Walton është pronare e zinxhirit më të famshëm të dyqaneve “Walmart” dhe aktualisht ka mbi 191 miliardë dollarë pasuri.

E mediat lokale raportojnë se kjo familja ka 39 miliardë dollarë më shumë krahasuar me periudhën e njëjtë kohore gjatë vitit të kaluar.