image Njësia Speciale dhe protestuesit largohen nga Jarinja - Sinjali

Njësia Speciale dhe protestuesit largohen nga Jarinja

news image

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka filluar tërheqjen nga dy pikat kufitare, Jarinje dhe Bërnjak, pas 13 ditësh, raporton Gazeta Sinjali.

Largimi i Policisë së Kosovës erdhi pas tërheqjes së kamionit me mbishkrimin për asociacionin.

Protestuesit serbë kanë provokuar duke qëndruar para një kamioni me mbishkrimin “Mirë se vini në asociacionin e komunave me shumicë serbe” dhe duke brohoritur “Serbia”, ku pas këtij veprimi u rrit edhe numri i pjesëtarëve të KFOR-it.

Njësitë speciale ishin vendosur aty më 20 shtator, pas vendimit të qeverisë për reciprocitet për targat e automjeteve të Serbisë. /GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: