Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka filluar tërheqjen nga dy pikat kufitare, Jarinje dhe Bërnjak, pas 13 ditësh, raporton Gazeta Sinjali.
Largimi i Policisë së Kosovës erdhi pas tërheqjes së kamionit me mbishkrimin për asociacionin.
Protestuesit serbë kanë provokuar duke qëndruar para një kamioni me mbishkrimin “Mirë se vini në asociacionin e komunave me shumicë serbe” dhe duke brohoritur “Serbia”, ku pas këtij veprimi u rrit edhe numri i pjesëtarëve të KFOR-it.
Njësitë speciale ishin vendosur aty më 20 shtator, pas vendimit të qeverisë për reciprocitet për targat e automjeteve të Serbisë. /GazetaSinjali/