image Njeriu që thotë se do të dëshmojë në Gjykatën Speciale kundër Haradinajt

Kosovë

Dëshmi/ Njeriu që thotë se do të dëshmojë në Gjykatën Speciale kundër Haradinajt

news image

Dragoljub Stankonviq, i cili është në listën e viktimave po pretendon se është dëshmitarë në Gjykatën Speciale në Hagë. Ai po thotë se Ramush Haradinaj do të gjykohet për veprat që sipas pretendimeve të tij janë pas shtatorit të vitit 1998.

Stankoviq në një deklarim të tij për mediumin serb “Politika”, po pretendon se ka prova të mjaftueshme për dënimin e Haradinajt.

Ai pretendon se Haradinaj do të gjykohet për veprat ndaj serbëve, por edhe ndaj shqiptarëve.

Kujtojmë se Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit pas ftesës nga Gjykata Speciale. Ai kishte thënë se është ftuar në cilësinë e të dyshuarit.