image Njeriu që besonte se shpirtrat e këqij largohen me armë zjarri bëhet ambasador

Kosovë

Emërim/ Njeriu që besonte se shpirtrat e këqij largohen me armë zjarri bëhet ambasador

news image

Si deputet i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani e kishte përnjëmend, kur po tentonte të amnistonte gjuajtjet me armë të zv/kryeministrit Dardan Gashit, ministrit Endrit Shala si dhe ish-kryetarit të Skenderajt Sami Lushtaku, shkruan Sinjali.

Ai kishte thënë në Kuvend të Kosovës, duke dashur t’i arsyetoj gjuajtjet me armë të zyrtarëve të lartë shtetëror se gjuajtja me armë është traditë tek familjet shqiptare. Kishte thënë se kjo traditë është për t’i larguar shpirtrat e këqij.

“Nina nana djemtë e drunit ti mu bëfsh plak i katundit. Kjo është ajo thënia që kemi përdorë, jemi gëzuar dhe i kemi largu shpirtrat e këqij”, kishte thënë Hasani.

Kur gjykatat në Kosovë kanë marrë vendim për dënimin e zyrtarëve të lartë të shtetit për gjuajtjet me armë, Hasani pritet të bëhet ambasador në Shqipëri. Këtë e ka bërë të ditur deputeti i Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha.

Ai thotë se Hasanin e kanë intervistuar në Komisionin për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike si të propozuar për ambasador në Republikën e Shqipërisë.

Në Shqipëri, Kosova përfaqësohet nga Sylë Ukshini si shef i misionit. Kjo ngase i ngarkuar me punë para Ukshinit ishte Ramiz Lladrovci i cili në zgjedhjet e fundit lokale në Kosovë, u bë kryetar i Drenasit./Sinjali/