image Njeriu i cili përfaqësoi palën kosovare në GjND, i bashkohet delegacionit të Kosovës në Bruksel

Politikë

Njeriu i cili përfaqësoi palën kosovare në GjND, i bashkohet delegacionit të Kosovës në Bruksel

news image

Në Bruksel ka nisur takimi mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq, i ndërmjetësuar nga shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell dhe emisari Miroslav Lajçak.

Pjesë e ekipit të Kosovës në Bruksel do të jetë edhe Marc Weller, i cili përfaqësoi palën shqiptare para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në çështjen e pavarësisë së Kosovës. Sot, profesori Marc Weller do të shkojë në Bruksel me delegacionin e Kosovës.

Ai ishte këshilltar në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe një studiues kryesor ligjor.

Ai mban kreun e të Drejtës Ndërkombëtare dhe Studimeve Kushtetuese Ndërkombëtare në Universitetin e Kembrixhit.

Ky takim ka marrë mbështetje të fuqishme nga ana e ShBA-ve me anë të nënsekretarit amerikan Derek Chollet, që kishte pasur thirrje telefonike me Kurtin e më pas edhe me Vuçiqin.

Në anën tjetër, duhet thënë se Kurti dhe Vuçiq kishin marrë edhe nga një letër të përbashkët nga ana e kancelarit gjerman Olaf Scholz, presidentit francez Emmanuel Macron dhe kryeministres italiane Giorgia Meloni.

/GazetaSinjali/