image Njëri prej themeluesve të LDK-së tregon pse sipas tij humbi LDK-ja

Politikë

Njëri prej themeluesve të LDK-së tregon pse sipas tij humbi LDK-ja

news image

Lidhja Demokratike e Kosovës arriti rezultatin më të dobët në historinë e saj, duke fituar vetëm 13 % të votave në zgjedhjet e 14 shkurtit, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas profesorit universitar, Ibrahim Berisha, njërit prej themeluesve të LDK-së, njëra nga arsyet kryesore të humbjes ishte ‘konflikti mes gjeneratave’.

Berisha ka shkruar se që nga themelimi i LDK-së në treg kanë hyrë 20 gjenerata të reja ‘që nuk duan të koten nën hijen e liderëve pa të ardhme’.

“Një nga arsyet kryesore të humbjes së LDK-së është se liderët e saj punuan t’i mbajnë kotur anëtarësinë atje ku ishin para 20 vjete. Ndërsa, nga atëherë në tregun elektoral kanë hyrë 20 gjenerata të reja që nuk duan të koten nën hijen e liderëve pa të ardhme”, ka shkruar Berisha.

Ndryshe, LDK-ja mban Kuvendin Zgjedhor më 14 mars, aty ku edhe pritet të zgjidhet kryetari dhe kryesia e re. /Gazeta Sinjali/