image Njëri nga të plagosurit në Badovc në gjendje të rëndë, flasin nga QKUK

Siguri

Njëri nga të plagosurit në Badovc në gjendje të rëndë, flasin nga QKUK

news image

Pasditen e sotme ka ndodhur një tentim grabitje ndaj një mjeti transportues të parave te Liqeni i Badovcit në magjistralen Gjilan – Prishtinë, ku janë plagosur dy punonjës të kompanisë së sigurimeve “Besa Security”, shkruan Gazeta Sinjali.

Mjeku kujdestar në Klinikën Emergjente, Naser Syla, në një prononcim për Gazetën Sinjali ka thënë se njëri nga të plagosurit është futur në sallë të operacionit.

Syla tha se gjendja e këtij pacienti është e rëndë dhe se nuk mund të thuhet se është jashtë rrezikut për jetë.

Kurse, sipas Sylës, personi tjetër i plagosur do të vazhdojë trajtimin në mjekimin intensiv.

Ai bërë të ditur se të dy pacientët janë të plagosur në gjoks.

“Në ora 18:45 janë sjellë në QKUK. Njëri nga të plagosurit e futëm në sallë të operacionit, gjendja e tij është e rëndë, është në intervenim e sipër, kurse tjetri është në mjekim intensive. Në gjoks janë të plagosur, ai që është në sallë të operacionit, s’mund të themi se është jashtë rrezikut për jetë”, tha Syla për Sinjalin./Gazeta Sinjali/