Gazeta Sinjali pak më parë raportoi për një vetëaksident që ka ndodhur në fshatin Mrasor, rruga Klinë-Gjakovë.
Si pasojë e këtij vetëaksidenti të lënduar kanë mbetur tre persona, kurse Sinjali ka mësuar për gjendjen e tyre.
Dy nga tre personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor në spitalin “Isa Grezda” kurse njëri është dërguar në QKUK, për shkak se ka marrë lëndime më rënda.
Shoferi 18-vjeçar i veturës së vetëaksidentuar ka pësuar frakturë në këmbë kurse personi që është dërguar për trajtim në QKUK është i moshës së shtyer, e i cili ka pësuar lëndime në kokë.
Mirëpo, deri më tani tre të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.