image "Njeri i urtë e punëtor..", postimi prekës i fqinjit të pronarit që u vra në lokalin e tij në Mitrovicë

Sociale

“Njeri i urtë e punëtor..”, postimi prekës i fqinjit të pronarit që u vra në lokalin e tij në Mitrovicë

news image

Një grabitje e armatosur në Mitrovicë, mbrëmë përfundoi me vrasje. Ali Maloku u vra në marketin e tij “Selaci”, në rrugën “Mbretëresha Teutë”. Kjo ngjarje ka prekur shumë mitrovicas. Pas vdekjes së Aliut, një fqinj i tij ka shkruar disa fjalë prekëse, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai ka thënë se Aliun Mitrovica e njihte si njeri të urtë, modest e human, duke shtuar se ky qytet ka humbur një punëtor.

“Ke qenë shembulli më i mirë sa edhe për një fëmijë je ngritë në këmbë, sa shumë kemi diskutu edhe për çështje sociale, për rininë, për qytetin, për brengat e qytetarëve sepse ti ishe në kontakt me qytetarët e Mitrovicës në çdo kohë, kishe përjetime të ndryshme, përvoja të ndryshme dhe si çdo herë ishe për ndihma të ndryshme dhe sipas nevojës dhe arsyes kishe ndihmuar shumë qytetarë me aq kapacitet që ju e posedoni.

Bacin Ali të gjithë lagjia që të kemi njoftë ishte njeri i urtë, modest dhe human, ka  qenë shembulli më i mirë për gjithë lagjen e qytetin e Mitrovicës. Sot Mitrovica ka humb një njeri të sinqertë, punëtor dhe human!”, ka shkruar ky qytetar i Mitrovicës.

Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar zëdhënësja e Spitalit të Mitrovicës, Nita Mustafa-Hakaj.

“Mund të konfirmoj se një person i plagosur, që kishte ardhur për trajtim, ka ndërruar jetë. Meqë tash ka ndodhur e gjithë ngjarja, nuk mund të deklaroj informacione tjera”, ka deklaruar mbrëmë Mustafa-Hakaj.

Ndërsa Policia mbrëmë konfirmoi për Sinjalin se lidhur me këtë rast janë arrestuar dy të dyshuar, si dhe është sekuestruar një armë.

/GazetaSinjali/