image “Njerëzit paguajnë me mosmirënjohje”, Blero reagon pas thumbit të Afronës - Sinjali

“Njerëzit paguajnë me mosmirënjohje”, Blero reagon pas thumbit të Afronës

news image

Një “luftë” virtuale ka nisur mes ish çiftit të famshëm, Afrona Dika dhe Blero Muharremi. Pak orë më parë, modelja që jeton prej kohësh në Zvicër thumboi hapur këngëtarin, me të cilin përflitet prej pak kohësh se është ndarë pas disa vitesh martesë.

Një thënie që Afrona Dika publikoi pak orë më parë në rrjete sociale, duket se ka sjellë reagimin e Bleros. “Sa më shumë rritesh, aq më e qetë bëhesh. Jeta të përul aq shumë sa mosha jote. Ti e kupton në sa gjëra pa lidhje ke humbur kohë”, shkroi modelja.

Por, nuk ka vonuar shumë dhe përgjigjja e Bleros. Përmes një postimi në Instastory, ai ka shkruar: “Mosmirënjohja është monedha e zakonshme me të cilën njerëzit paguajnë…”.


/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin