image Njëra nga komunat me më së shumti të infektuar, tash e 4 ditë s'ka shënuar asnjë rast të ri

Kosovë

Pandemia/ Njëra nga komunat me më së shumti të infektuar, tash e 4 ditë s’ka shënuar asnjë rast të ri

news image

Që nga e mërkura e 15 prillit, nga Malisheva nuk është shënuar asnjë rast me koronavirus.

Komuna që për disa javë qëndronte në krye të listës me numrin më të madh të rasteve, tani duket që është çliruar pak nga COVID-19.

Sot është dita e katërt që Malisheva nuk ka regjistruar asnjë rast me koronavirus, shkruan Gazeta Sinjali.

Një person i infektuar nga fshati Banjë të mërkurën, është rasti i fundit i konfirmuar nga kjo komunë.

Deri tani, nga Malisheva janë regjistruar 70 raste me koronavirus. Pas Ferizajt (90), Malisheva është komuna e dytë me më së shumti raste me koronavirus.

Sot, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka konfirmuar 51 raste me koronavirus, që e çon në 561 numrin total të të infektuarve në Kosovë. Nga këto raste, 102 persona janë shëruar, ndërsa 12 kanë humbur jetën. /Gazeta Sinjali/